Kuqezinjtë izolohen në Durrës, drejt Elbasanit vetëm për ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 11:27

Kuqezinjtë izolohen në Durrës, drejt Elbasanit vetëm për ndeshjen

Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës. Ka qenë vendim i trajnerit Panuçi që ka vendosur se skuadra të qëndrojë në kompleksin ku është grumbulluar, për të mos ndryshuar destinacion. Italiani me skuadrën kanë vendosur që të mos largohen drejt Elbasanit. Ai ka kërkuar që skuadra të qëndrojë në “Tropikal” dhe që sot të kryhet stërvitja e fundit para Uellsit pas mesditës.

kombetarja

Më tej, ekipi do të vijojë të jetë në kompleks dhe drejt Elbasanit, nisja do të bëhet vetëm disa orë para takimit, duke llogaritur mbërritjen në orarin e caktuar në “Elbasan Arena”.

Sot, sipas programit të vendosur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është caktuar që të ketë konferencë në orën 14:00 dhe një orë më vonë të jetë edhe seanca e fundit stërvitore.

kombetarja

STËRVITJA – Dje, skuadra ka kryer një miniseancë stërvitore. Pas analizës së bërë, lojtarët që u aktivizuan ndaj Skocisë kanë bërë vetëm ushtrime shkrythëse. Më tej, pjesa tjetër e ekipit ka zhvilluar stërvitje dhe një minindeshje me grupin që ka mbetur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"