“Kuqezinjtë e Milanit të ngopur”, legjenda Saki: Kujdes nga Juve e Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 23:30

“Kuqezinjtë e Milanit të ngopur”, legjenda Saki: Kujdes nga Juve e Inter

Për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Saki, ish-trajneri i Milanit, foli për skuadrën që ai beson se është favorite për Serinë e re A që filloi të shtunën:

saki

“Milani është favorit, pasi fitoi kampionatin e fundit dhe sepse po luan mirë. Epo nëse vazhdojnë në këtë rrugë dhe nëse përmirësohen në presionit të lartë ndaj kundërshtarëve, djemtë e Piolit mund të kenë një tjetër sezon të mrekullueshëm. E rëndësishme është që të shmangin sindromën e suksesit, e cila për fat të keq është gjithmonë e gatshme për t’u shfaqur.

Do të nevojitet që ekipit të mbajë këmbët në tokë dhe angazhimi të jetë maksimal. Por ata duhet t’i kushtojnë vëmendje Juventusit dhe Interit. Juvja, të paktën në Itali, është gjithmonë shumë e rrezikshme dhe është forcuar me Di Marian, Bremerin, Kostiçin dhe Pogbanë. Dhe Interi, ndoshta pak i penalizuar nga situata mjaft kritike ekonomike, ka një eksperiencë të madhe dhe lojtarë të talentuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"