Heronjtë kuqezi të Euro 2016 nuk janë më “ambasadorë të mirë”, qeveria i heq pasaportat diplomatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 13:10

Heronjtë kuqezi të Euro 2016 nuk janë më “ambasadorë të mirë”, qeveria i heq pasaportat diplomatike

Pas arritjes së historisë kun Shqipëria arriti të kualifikohej për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian, si “Euro 2016”, në atë kohë, përveç tifozëve me dashurinë pa kushte, në këmbë u ngrit e gjithë qeveria.

PASAPORTA

Pjesa më e madhe e organizimeve në nder të kuqezinjve kishin skenarin dhe regjinë e qeverisë. Mes nderimeve të atëhershme, ishte dhe pajisja e tyre me pasaporta diplomatike, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë. Ndërkohë perceptimi që qeveria ka për ta, është se ata mund të jenë heronj por jo “ambasadorë të mirë”, ku në ditën e ndeshjes ndaj San Marinos, Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme i dërgon një shkresë zyrtare FSHF-së duke deklaruar se të gjithë personat që janë pajisur me një pasaportë diplomatike duhet ta dorëzojnë brenda afatit të caktuar, dhe ky afat është vendosur që është 1 qershori i vitit 2021.

Në letrën e siguruar nga “Panorama Sport” bëhet e ditur se futbollistët e Kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

shkrese

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"