“Kupën e Italisë fute në b***”, Federata Italiane nis hetim për futbollistët e Milanit pas festës së titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 21:55

“Kupën e Italisë fute në b***”, Federata Italiane nis hetim për futbollistët e Milanit pas festës së titullit

Ashtu siç pritej, parulla tallëse e shpalosur nga futbollistët e Milanit gjatë festimeve të titullit kampion është bërë shpejt objekt polemikash dhe mund të sjellë pasoja për ta. Federata Italiane e Futbollit ka hapur hetim për parullën e shpalosur mbi autobusin e hapur gjatë festimeve sot nga Majk Menja dhe Rade Kruniç.

4f1c2e1b15f6306b5b1ca575c77c8a71-47134-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Të dy shpalosën një parullë ku shkruhej “Kupën e Italisë fute në b***”, një tallje e qartë e futbollistëve ndaj Interit për trofeun që fituan pak ditë më parë, teksa humbën titullin kampion përballë kuqezinjve. Ashtu siç ndodhi në vitin 2007 me parullën thuajse të ngjashme të Ambrozinit që tallej pasi Milani fitoi Ligën e Kampioneve, edhe këtë radhë nuk kanë munguar polemikat dhe çështja ka përfunduar në komisionet disiplinore të Federatës Italiane të Futbollit.

Sipas ANSA, është hapur procedim disiplinor “për shkelje të mundshme të nenit 5 të Kodit të Drejtësisë Sportive (që imponon respekt në parimin e korrektësisë dhe ndershmërisë) për parullën ofenduese ndaj Interit të shpalosur sot nga futbollistët e Milanit gjatë festimeve të fitores së titullit kampion”. Me siguroi, kjo është vetëm etapa e radhës e një çështje që do të vazhdojë të jetë temë e nxehtë edhe për shumë kohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"