Kupat sjellin gola të shqiptarëve, shënojnë Grezda, Hebaj dhe Zeneli
Tre futbollistë shqiptarë kanë gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjet e sotme me skuadrat e tyre në kompeticionet e kupave.
Grezda ishte autori i golit të tretë të Osijekut në minutën e 27 gjatë fitores 0-6 të arritur në transfertë ndaj Nehaj Senj. Skuadra e futbollistit shqiptar u kualifikua në fazën e 16 ekipeve më të mirë në Kupën e Kroacisë.
Rubin Hebaj kaloi Domzhalen në avantazh në minutën e 15 në transfertë ndaj Murës, por vendasit e përmbysën rezultatin në 3-1 duke u kualifikuar më tej për në çerekfinalet e Kupës së Sllovenisë.
Arbër Zeneli shënoi dy gola për Herenvenin në transfertë ndaj Ekselsiorit, përkatësisht në minutat 8 dhe 15. Skuadra e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës e fitoi ndeshjen e shifrat 1-2 dhe u kualifikua për në fazën e 32 ekipeve më të mirë të Kupës së Holandës. Vitese e Rashicës, mbajtësja e trofeut, u eliminua në transfertë përballë Sëift.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"