Kupat e Europës/ Tre klube shqiptare zbresin sot në fushë. Shkupi, Ballkani dhe Shkëndija kërkojnë një vend në “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 10:00

Kupat e Europës/ Tre klube shqiptare zbresin sot në fushë. Shkupi, Ballkani dhe Shkëndija kërkojnë një vend në “play off”

Dita e sotme do të kthejë vëmendjen nga Europa, ku në kuadër të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës, tri ekipet shqiptare, Shkupi, Shkëndija e Tetovës dhe Ballkani do të luajnë shanset për kalimin e tureve, dhe pse jo, pjesëmarrjen në grupet e këtyre kompeticioneve të UEFA-s.

shkupi-ballkani-shkendija

Shkupi do të përballet me Shamrokun në transfertë për Ligën e Europës.

Nga ana tjetër, Shkëndija do të udhëtojë në transfertën suedeze për t’u përballur me AIK.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës, Ballkani, do të presin në shtëpi Klaksvikun, për Ligën e Konferencës dhe në prag të sfidës ka folur në konferencë për mediat edhe trajneri Ilir Daja, i cili deklaroi se nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Në raundin e tretë nuk ka ndeshje të lehta, sepse ekipet apo ekipi që e kemi përballë është i disiplinuar. Mendoj se duhet të jemi të përqendruar dhe ekuilibruar pasi gjithçka mund të vendoset nga detajet, ashtu siç na ndodhi me Zalgiris. Duhet të jemi cinikë, të shfrytëzojmë rastet dhe të arrijmë rezultat pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk mund të them se jemi ne apo kundërshtari favorit. Shpresojmë të kemi fatin dhe të marrim fitore”, deklaroi tekniku në konferencë për media.

kupat e europes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"