Kupa si specialitet për kurbinasit, Laçi e ka synim madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 12:37

Kupa si specialitet për kurbinasit, Laçi e ka synim madhor

Laçi kërkon të nisë nga Elbasani një rrugëtim për t’i shkuar deri në fund Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Sulejman Starovës ka si synim madhor këtë sezon fitimin e këtij kompeticioni, që njëkohësisht të jep një biletë për pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Laci festa

Edhe pse në fillimin e kampionatit ishte vetë kreu i pankinës kurbinase që bëri të ditur se Laçi do të tentojë edhe titullin, tashmë në skuadrën bardhezi janë me këmbë në tokë dhe duan që t’i marrin gjërat hap pas hapi. Fitorja ndaj Partizanit ka ndryshuar komplet atmosferën te Laçi, pasi presioni i pikëve ishte i madh.

Ndeshja e sotme, e vlefshme për turin e parë, është vlerësuar nga kurbinasit, të cilët duan që të hipotekojnë kualifikimin në “Elbasan Arena”. Në letër duket një ndeshje formale për bardhezinjtë, duke pasur parasysh diferencat që kanë skuadrat. Trajneri Starova mësohet se do të hedhë në fushë një formacion miks, me lojtarët që janë aktivizuar më pak këtë periudhë dhe disa titullarë, që përballojnë më së miri ngarkesat mes kampionatit dhe kupës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"