Kupa shpëton sezonin, Skënderbeu me skemë super-sulmuese në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2017 | 10:49

Kupa shpëton sezonin, Skënderbeu me skemë super-sulmuese në finale

Skënderbeu do të jetë totalisht sulmues në sfidën e sotme. Nga skema 4-2-3-1, që është përdorur prej javësh, Daja ka vendosur që sot ndaj bardhebluve në “Elbasan Arena” të praktikojë variantin 4-1-2-3, që kthehet në 4-3-3. Kjo është risia e Skënderbeut, teksa mungesat e Salihit dhe Osmanit të pezulluar do të zëvendësohen nga Muzaka dhe Plaku.

skenderbeu

Kapiteni Shehi do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të jetë me Vangjelin dhe Micin nga krahët dhe Radasin e Jashanicën në qendër. Përpara mbrojtjes, i vetëm do të jetë nigeriani Nuredin Orelesi, i cili do të bëjë edhe rolin e shkatërruesit.

skenderbeu formacioni

Pak përpara tij do të jetë dyshja Xhejms-Muzaka, me të parin që do të luajë prapa sulmuesit kryesor, Plaku. Nga krahët do të jenë të përhershmit Gavazaj e Latifi. Këta janë titullarët, që pavarësisht mungesave të rëndësishme, sërish janë të qetë, nisur nga kualitetet që kanë në dispozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"