Kupa josh Besëlidhjen, gati të surprizojë Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 14:26

Kupa josh Besëlidhjen, gati të surprizojë Partizanin

Besëlidhja mundi Veleçikun 0-1 në Shkodër, por mbetet 7 pikë larg kreut, pasi dhe Kastrioti fitoi. Rruga drejt elitës është shumë e vështirë për lezhjanët, megjithatë ata shpresojnë shumë te forcat e tyre. Skuadra duket më solide me afrimet e bëra në merkaton dimërore, ku grupit i janë bashkuar Ruqi dhe dy serbë, të cilët janë bërë “violina të para” te Besëlidhja. 

Beselidhja-Kastrioti

Pas mesfushorëve Milan Gjorgjeviç dhe Dimitrie Çokiç, të ardhur në verë, në kuadër të merkatos së janarit erdhën edhe portieri Gjorgje Vukashinoviç dhe sulmuesi Ivan Jovaneviç. Me këta lojtarë Besëlidhja duket e kompletuar në të gjitha repartet, ndaj dhe kanë besim për një ecuri më të mirë deri në fund të kampionatit dhe rikuperimin e diferencës së pikëve me Kastriotin.

Ndeshja e radhës është në shtëpi me Tërbunin, e vlefshme për javën e 14-të, por para saj lezhjanët presin Partizanin në Kupën e Shqipërisë. Përveç kampionatit, Besëlidhja ka pretendime edhe në Kupë, ky synon të përsërisë suksesin e dy viteve më parë, kur nën drejtimin e Alban Brukës shkoi deri në gjysmëfinale. Historia po përsëritet, pasi edhe atëherë në turin e dytë Besëlidhja eliminoi Partizanin e më pas Flamurtarin.

Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"