KUPA, Grupi B/ Kukësi e Teuta fitore të thella, kualifikim dramatik i Lushnjës. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 17:28

KUPA, Grupi B/ Kukësi e Teuta fitore të thella, kualifikim dramatik i Lushnjës. Ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur ditën e sotme, edhe takimet e kthimit të turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Kështu, në grupin B, Kukësi fitoi pastër 4-1 ndaj Orikut, ku ra në sy tripleta e kroatit Dino Spehar. Flamurtari fitoi me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 1-0, dhe mjaftoi goli i Mustës në sekondat e fundit.

kupa e shqiperise

Lushnja arriti kualifikimin dramatik, pasi barazoi Shënkollin me shifrat 2-2, ndërkohë që edhe Bylisi e Apolonia kaluan për në turin tjetër. Më poshtë, rezultatet e plota nga takimet e grupit B.

Kujtojmë që ditën e djeshme, në grupin B ka siguruar kualifikimin edhe Tirana, pasi eliminoi Ilirinë, me sfidën e kthimit që e zhvilloi 24 orë para të tjerëve, prej derbit në ditën e premte.

 

Grupi B

Kukësi-Oriku 4-1 (2-1)

(Harba 9′, Spehar 39′, 57′, 74′ / Kongjini 80′)

Flamurtari-Shkumbini 1-0 (1-0)

(Musta 93′)

Teuta-Turbina 4-2 (3-0)

(Shkalla 6′, Traore 13′, Peqini 62′, Vila 90′ / Shreta 4′, Hasa 23′)

Lushnja-Shënkolli 2-2 (2-1)

(Zhuka 63′ , Xhafa 85′ / Obinuane 10′, Pergjini 64′)

Bylis-Tomori 4-1 (1-2)

(Ntephe 5′, Beji 34′, Doseh 39′, Ofei 90′ / Mujkiç pen. 85′)

LIVE | Apolonia-Pogradeci 3-2 (1-0)

(Gjata 46′ , 65′, Hysenshahaj 88′ / Liçkollari 11′, Alimadhi 55′)

13:00 | Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)

Prengaj 8’, Qose 14’ (autogol), Bushi 20’, A. Berisha 28’, 48’, Hadroj 29’, 37’, E. Berisha 30’, 49’

DJE | Tirana-Iliria 4-0 (1-4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"