KUPA, Grupi B/ Kukësi e Skënderbeu fitojnë pastër, triumfojnë edhe Bylisi e Luftëtari. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 19:53

KUPA, Grupi B/ Kukësi e Skënderbeu fitojnë pastër, triumfojnë edhe Bylisi e Luftëtari. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme, takimet e para në grupin B, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.

kukesi

Në këtë grup, Kukësi luajti në transfertë përballë Shkumbimit, ku fitoi pastër me shifrat 1-3. Duro aktivizoi shumë lojtarë nga formacioni titullar, ndërkohë që golat për kuksianët u shënuan nga Maliqi, Kamara dhe Daku me penallti, ndërkohë që 11-metërshi i Koreshit ishte shumë pak për peqinasit.

Skënderbeu fitoi me shifrat 1-4 përballë Devollit. Dita zhbllokoi shifrat për korçarët në fundin e pjesës së parë me, ndërkohë që Vitija dyfishoi në minutën e 79-të. Vetëm pak sekonda më pas, ishte Tako që ngushtoi për Devollin. Gjithsesi, goli i Pollozhanit pak sekonda para mbylljes së takimit, solli të tretin. Ndërkohë, erdhi edhe goli i katërt në minutat shtesë, nga Muja.

skenderbeu

Elbasani dhe Laçi e mbyllën pagola takimin mes tyre, ndërkohë që Bylisi fitoi pastër 0-4 ndaj Pogradecit. Luftëtari fitoi në transfertë minimalisht 0-1 ndaj Turbinës, e gjirokastritët iu falën një penalltie të realizuar nga Fili.

Lushnja fitoi 2-1 përballë Orikut, me përmbysje. Dopieta e Allkanjarit përmbysi golin e Dhramit për miqtë. Kamza, ende pa ekip, nuk u paraqit në takimin përballë Apolonisë, dhe fierakët presin t’u akordohet fitorja 3-0 në tavolinë.

 

 

REZULTATET LIVE

FT | Shkumbini-Kukësi 1-3

GOLAT:  Koreshi pen. 31′ / Maliqi 6′, Kamara 35′, Daku pen. 71′

Formacioni titullar i Kukësit: Xhika, Kitanovski, Lulaj, Obanor, Maliqi, Musolli, Kotobelli, Domi, Kamara, Daku, Gavazaj. Trajner: Shpëtim Duro.

FT | Devolli-Skënderbeu 1-4

GOLAT:  Tako 80′ / Dita pen. 45′, Vitija 79′, Pollozhani 89′, Muja 91′

Formacioni titullar i Skënderbeut: Dajsinani, Meksi, Turtulli, Pollozhani, Nuriu, Taipi, Dita, Xhemajli, Gripshi, Mara, Oto Xhon. Trajner: Ilir Daja.

FT | Elbasani-Laçi 0-0

Formacioni titullar i Laçit: Sali, Trokthi, Gjini, Bruka, Berisha, Ymeraj, Zaimi, Turkaj, Spahiu, Malci, Stenio. Trajner: Sulejman Starova.

FT | Turbina-Luftëtari 0-1

GOLAT:  / Fili 90′

FT | Pogradeci-Bylis 0-4

GOLAT:  / Ndreca 20′, 49′, Opoku 67′, Goxhaj 76′

FT | Egnatia-Besa 0-1

GOLAT:  / Hoxha 66′

FT | Lushnja-Orikumi 2-1

GOLAT:  Allkanjari 14′, 52′ / Dhrami 8′

Apolonia-Kamza 3-0 në tavolinë (Kamza nuk u paraqit)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"