KUPA| Grupi B/ Bylisi eliminon Laçin, Kukësi dhe Skënderbeun nuk falin. Feston Apolonia, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)
U luajtën ditën e sotme, takimet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Nuk mund të mungonin surprizat. Teksa në Grupin B, vëmendja ishte te sfida mes Laçit dhe Bylisit. Pavarësisht triumfit 3-2 të kurbinasve, është skuadra ballshiote ajo që kalon në turin çerekfinal, për shkak të fitores 2-0, në sfidën e parë.
Për sa i përket sfidave të tjera, nuk ka pasur surpriza. Kukësi dhe Skënderbeu kanë bërë detyrën në shtëpi, duke mos lëshuar pe ndaj Lushnjës dhe Besës, ndërkohë që përballja mes Luftëtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazim pa gola, teksa janë fierakët atë që kalojnë më tej.
REZULTATET:
KUKËSI-LUSHNJA (1-0) 3-0
Rroca 47′ , Gotberg Kuper 50′ , 88′
SKËNDERBEU-BESA (2-0) 1-0
Mensah 39′
LAÇI-BYLISI (0-2) 3-2
Greca 18′ , Nuabueze 57′ (p), Xhixha 90+4′ / Hidi 59′ (p), Guindo 70′
LUFTËTARI-APOLONIA (0-3) 0-0
* Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"