Kupa është testi para derbit, Shehi i do të gjithë me vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 16:55

Kupa është testi para derbit, Shehi i do të gjithë me vete

Tirana do të luajë në Kupë me Veleçikun. Bardheblutë pritet të marrin me vete gjithë grupin për sfidën me skuadrën nga periferia e Shkodrës, ndonëse pritet të luajë ekipi i dytë.

tirana

Edhe pse Orges Shehi ka punuar këto ditë, organikën nuk e ka pasur të plotë. Kështu, mjeku i skuadrës, Arzen Voci, trajneri i portierëve Alfred Osmani, Visar Bekaj dhe Aldi Gjumsi nuk janë me ekipin. Ata janë rrëmbyer nga ekipet përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës.

Voci është me Kombëtaren e madhe i grumbulluar. Osmani është trajneri i portierëve në ekipin Shpresa. Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa Aldi Gjumsi te 21- vjeçarët. Ilion Lika ishte dje trajneri i portierëve, ndërsa tashmë në skuadër është edhe Nikqi, i cili ka lënë pas dëmtimin në këmbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"