Kupa e Shqipërisë, U-19/ “Klasikja” e futbollit shqiptar në finale, Tirana fiton derbin dhe sfidon Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 14:48

Kupa e Shqipërisë, U-19/ “Klasikja” e futbollit shqiptar në finale, Tirana fiton derbin dhe sfidon Vllazninë

Vllaznia-Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 për këtë edicion. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Gentian Stojku triumfin në derbi ndaj Partizanit me penallti 2-4. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa nga “ruleta ruse”, bardheblutë u treguan më të saktë.

pjimage (5)
Kujtojmë që Tirana ka fituar këtë trofe vitin e kaluar. Kjo do të jetë një finale me atmosferën e “klasikes” së futbollit shqiptar. Vllaznia eliminoi në gjysmëfinale Shënkollin me rezultatin 4-0.

FT| PARTIZANIT U-19 – TIRANA U-19 0-0
(Tirana fiton me penallti 2-4)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"