Kupa e Shqipërisë, U-19/ 70 gola në 15 ndeshje, Tirana luan “tenis”. Shkëlqejnë edhe Partizani e Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 17:00

Kupa e Shqipërisë, U-19/ 70 gola në 15 ndeshje, Tirana luan “tenis”. Shkëlqejnë edhe Partizani e Vllaznia

Ndeshjet e U-19 në turin e parë të Kupës së Shqipërisë janë kthyer në goleada, me skuadrat më të forta që kanë kaluar më tej. Tirana ka regjistruar rezultatin më të çmendur të këtij raundi, teksa mposhti debutuesit e Akademisë Shqiponjat 2017 me rezultatin 10-0. Protagonist absolut i takimit ka qenë sulmuesi Luis Birçaj, i cili arriti të shënonte pesë gola. Nga një herë realizuan edhe Meçuli, Gjuzi dhe Koni, ndërsa Avdiu bëri dopietë. Në 15 ndeshje të luajtura u shënuan 15 gola në total. Edhe Partizani arriti një fitore bindëse ndaj Kinostudios, me shifrat 6-1. Lita që në minutën e 3- të, e më pas Shiba Koldashi, Përlala dhe dopieta e kapitenit Çarçani, e kthyen ndeshjen në stërvitore.
TIRANA U19
Gjithashtu, Vllaznia shkëlqeu me plot tetë gola të shënuar ndaj Turbinës, që militon në Kategorinë e Parë U-19. Golat për shkodranët u shënuan u shënuan nga Smajli dhe Elbasani që bënë dopieta, si dhe Nikaj, Bizi, Kështejaku e Murataj nga një herë secili. Një ndeshje me shumë rivalitet ishte ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, teksa në fund fitorja u buzëqeshi vlonjatëve me shifrat 1-3. Korçarët shënuan të parët me Beçkën, por Kadriaj me penallti barazoi shumë shpejt, ndërsa Goxhaj dhe Bocaj përmbysën rezultatin. Në turin e dytë u kualifikuan edhe Apolonia e Teuta. Durrsakët arritën të mposhtin pastër 2-0 Akademinë AAS falë golave të talentit Boçi, ndërsa fierakët triumfuan me përmbysje 3-1 ndaj Elbasanit.

56

561

56333

564

565

566

567

568

569

5670

5672

5671

5673

5674
5675

kalendari
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"