Postuar: Shtator 28, 2022 | 11:15
KUPA E SHQIPËRISË/ Tirana, Partizani dhe Dinamo zbresin në fushën e blertë. Ja sfidat e ditës së sotme
Sot, Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë gjashtë ndeshje të turit të parë të edicionit të 71-të në orën 15:00.
Në Grupin A do të luhen katër sfida, ku vëmendja kryesore do të shkojë te Partizani, të cilët do të inaugurojnë për herë të parë stadiumin e tyre në sfidën ndaj Orikut.
Kjo sfidë do të transmetohet live në kanalin “OverSport” në platformën “TiBo”, teksa ky takim mund të ndiqet falas në shkallët e stadiumit të ri.
Në po të njëjtën orë do të luhet Butrinti-Dinamo në Sarandë dhe Veleçiku-Tirana.
Takimi tjetër i Grupit A do të jetë Lushnja-Tërbuni.
Në Grupin B do të zhvillohen 2 ndeshje: Shkumbini-Egnatia dhe Burreli-Tomori.
NDESHJET E TURIT TË PARË TË KUPËS SË SHQIPËRISË –
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"