Kupa e Shqipërisë/ Sot shorti për gjysmëfinalet, katër skuadra në sulm për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 9:55

Kupa e Shqipërisë/ Sot shorti për gjysmëfinalet, katër skuadra në sulm për trofeun

Ditën e sotme do të caktohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019-2020. Në ambjentet e FSHF-së do të hidhet shorti i trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar në orën 11:00.
Kupa e SHQIPERISE

Tirana, Kukësi, Teuta dhe Bylisi do të mësojnë përballjet për raundin e radhës së Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë eliminuan në çerekfinale Besëlidhjen, durrsakët skualifikuan Vllazninë, verilindorët kaluan me sukses ndaj Apolonisë ndërsa mallakastriotët nxorën nga gara Skënderbeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"