KUPA E SHQIPËRISË/ Sot dita e shortit, gjysmëfinalja gati të rezervojë përballje interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 8:45

KUPA E SHQIPËRISË/ Sot dita e shortit, gjysmëfinalja gati të rezervojë përballje interesante

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020/2021, do të hidhet ditën sotme më datë 2 prill, në orën 11:00, në stadiumin “Air Albania”.

kupa-e-shqiperise

Skuadrat e kualifikuara për në fazën gjysmëfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"