Kupa e Shqipërisë/ Sistemi VAR vetëm në fazat “e nxehta”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 20:51

Kupa e Shqipërisë/ Sistemi VAR vetëm në fazat “e nxehta”

Në Kategorinë Superiore është vendosur që për sezonin e ri të ketë aplikim të sistemit VAR. E ndërsa nisja e sezonit është paracaktuar që të fillojë më 11 shtator, dje është mësuar edhe skema e Kupës së Shqipërisë.

var shqiperi

Deri më tani, nga sa është bërë me dije me burime pranë FSHF-së, mësohet se sistemi VAR mund të aplikohet edhe në këtë kompeticion. Pra, krahas Superiores, edhe disa ndeshje të Kupës së Shqipërisë mund të kenë aplikimin e sistemit VAR.

Mirëpo, nuk pritet që kjo të bëhet që në fazën e parë eliminatore, por ndoshta në fazën e 1/8-ave ose në dy ndeshjet gjysmëfinale dhe në finale. VAR është një investim i rëndësishëm, për të cilin FSHF e barazon kampionatin tonë me të vendeve më të përparuara që e kanë aplikuar këtë sistem që shpresohet të minimizojë sa më shumë edhe gabimet apo polemikat rreth arbitrimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"