Kupa e Shqipërisë/ Shehi do trofeun e lamtumirës, Egnatia në kërkim të sezonit perfekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 8:37

Kupa e Shqipërisë/ Shehi do trofeun e lamtumirës, Egnatia në kërkim të sezonit perfekt

Kupa e Shqipërisë luan sot finalen e madhe mes Tiranës dhe Egnatias në “Elbasan Arena”. Dy skuadrat që kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duan ta mbyllin me një trofe që më shumë se për vlerën monetare, do të ishte shpërblim i një sezoni të gjatë dhe ku të dyja skuadrat kanë bërë më të mirën.

Tirana-Egnatia

Tirana synon trofeun pasi e humbi titullin kampion vetëm 2 javë para fundit të kampionatit, e nga ana tjetër Egnatia nuk kënaqet vetëm me pjesëmarrjen në Europë dhe synon ta mbyllë sezonin në mënyrën perfektë, me një trofe.

Për trajnerin e Tiranës, Orges Shehin kjo do të jetë ndeshja e fundit në krye të stolit bardheblu, ndërkohë që pas finales pritet kalimi në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës. Ndeshja do të luhet duke nisur nga ora 19:00.

19:00 TIRANA – EGNATIA (Elbasan Arena)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"