KUPA E SHQIPËRISË/ Prova gjenerale para derbit, Tirana e Partizani “shpërthejnë” në gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 23:25

KUPA E SHQIPËRISË/ Prova gjenerale para derbit, Tirana e Partizani “shpërthejnë” në gola

Në provat gjenerale para derbit, Tirana e Partizani shkëlqyen në ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, teksa të dyja fituan me shifrat 4-0. Partizani priste ekipin e Tërbunit në Pezë, dhe me sfidën e parë që ishte mbyllur me shifrat 1-0, “demat” nuk u ndalën.

Goli i parë i të kuqve u shënua nga Çinari me kokë, ndërsa në atë moment, mbrojtja kundërshtare e mendoi lojtarin e kuq si në pozicion jashtë loje. I dyti u shënua nga Jurgen Bardhi, një goditje ballore, drejtpërdrejt në kuadrat, nga rreth 20 metra largësi.

tifozet partizani

Më pas, erdhi edhe rrjeta e dytë e Çinarit, i cili shënoi me një parabolë mbi portierin. Interesant është fakti se ndeshja e kthimit në këtë tur të Kupës, përkon me javën e derbit, dhe interesi është i madh në kompleksin e Pezës, ku po zhvillohet edhe sfida. Rreth 300 tifozë, po ndjekin nga afër takimin e kthimit të Partizanit ndaj Tërbunit.

partizani terbuni kupe

Ndërkohë, edhe në ndeshjen tjetër, Tirana fitoi po me shifrat 4-0 ndaj Ilirisë, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar në transfertë 1-4. Kujtojmë që Tirana e Partizani luajtën 24 orë para ekipeve të tjera, sepse luajnë ditën e premte derbin.

Në kampin e Tiranës, ishte dita e Junus Sentamut, i cili shënoi një tripletë. Të parin e shënoi pas një topi të gjatë të Karabecit, dhe ugandezi shënoi i vetëm me portierin. Në golin e dytë, pas një kombinimi me sulmuesi Ngo, është Sentamu që del para portës dhe godet pa vështirësi.

Ndërkohë, tripletën e plotësoi pas një krosi të Ismailgecit, dhe Sentamu vetëm sa shtyu topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ngo, i cili u shërbye nga Muçi nga krahu i djathtë, dhe vetëm me portierin goditi e shënoi.

tirana iliria

KUPA E SHQIPËRISË GRUPI A

Partizani-Tërbuni 4-0

(Çinari 16′ , 39′, Bardhi 29′, Heaj 82′)

FORMACIONI I PARTIZANIT: Xhika, Gojkoviç, Bitri, Kalari, Hysenaj, So Hyon, Kote, Kodra, Bardhi, Hebaj, Çinari

KUPA E SHQIPËRISË GRUPI B

Tirana-Iliria 4-0

(Sentamu 23′, 28′, 38′, Ngoo 80′)

FORMACIONI I TIRANËS: Mocka, Ismailgeci, Cake, Atingah, Kërçiku, Karabeci, Çelhaka, Sentamu, Greca, Halili, Ngoo

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"