Kupa e Shqipërisë përcakton fituesit për shkollorë dhe kadetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2019 | 18:21

Kupa e Shqipërisë përcakton fituesit për shkollorë dhe kadetë

Pallati i Sportit “Flamurtari” priti këtë të diel më 26 maj aktivitetin e Kupës së Shqipërisë në mundje, për shkollorë dhe kadet. Ky event u organizua nga Federata Shqiptare e Mundjes në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe klubin shumësportësh Flamurtari.

mundje kupa e shqiperise

U konkurrua në dy disiplina, stil i lirë dhe stil greko-Rroman, ku morën pjesë rreh 120 mundës nga ekipet e Tiranës, Flamurtarit A, Flamurtarit B, Besëlidhjes, Kukësit, Tomorit, Vllaznisë dhe Tërbunit. Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, u evidenuan disa talente me perspektivë në të ardhmen në këtë sport.

Ndeshjet u zhvilluan me një frymë të lartë gare dhe motivimi, si nga ana e sportistëve, ashtu edhe nga ana e trajnerëve. Spikati pasioni dhe puna e palodhur e trajnerëve dhe sportistëve, e cila u shpërblye me rezultatet e arritura. FSHM po punon fort për zgjerimin dhe përhapjen gjeografike të mundjes, duke pasur parasysh që mundja është sport elitar dhe i traditës, që ka pasur në çdo periudhë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

dsa

Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit u shpërndanë diplomat dhe medaljet përkatëse të fituesve për çdo peshë dhe gjithashtu u përcaktuan ekipet fituese të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat e shkollorëve dhe kadetëve. Në stilin greko-roman, triumfoi Kukësi për shkollorë dhe Tirana për kadetë, ndërsa në stilin e lirë, kampion u shpall Kukësi, si për shkollorë ashtu edhe për kadetë.

vbasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"