Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e raundit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 16:31

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e raundit të parë

Kupa e Shqipërisë do të ngrejë siparin në datën 22 shtator me Turin e Parë eliminator teksa është hedhur dhe shorti duke caktuar përballjet për të gjitha skuadrat.

kupa

Kampionia në fuqi, Teuta do të ndeshet me fituese e ndeshjes Sopoti-Luzi, ndërsa ftuesja e Kupës sezonin e kaluar, Vllaznia do të përballet me çiftin fitues Labëria-Devolli. Partizani do të ndeshet me Tërbunin, ndërsa Tirana me Shkumbinin.

Me fat Skënderbeu e cila ka peshkuar Veleçikun, ndërsa Laçi do të përballet me Butrintin dhe Kukësi me Maliqin.

Tyri i dytë eliminator do të luhet në datat   3 dhe 17 nëntor me sistem vajtje-ardhje. Faza e tretë eliminatore do të luhet në datën 26 janar dhe 9 shkurt, Turi i Katërt eliminator në datën 30 mars dhe 14 prill, ndërsa finalja e madhe në datën 31 maj të 2022.

WhatsApp Image 2021-08-25 at 15.37.25

WhatsApp Image 2021-08-25 at 15.37.25 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"