Kupa e Shqipërisë, përcaktohen dy gjysmëfinalistët e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2017 | 15:41

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen dy gjysmëfinalistët e parë

U luajtën dje katër ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Shqipërisë për moshat. Përballje interesante që kanë dhuruar emocione dhe gola. Takimet janë luajtur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë dhe janë ndjekur nga një numër i madh tifozësh.

Skenderbeu U-17

Futbollistët e Skënderbeut duke festuar suksesin ndaj Teutës.

U-17

Në ndeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Shkëndijës së Durrësit, vlonjatët u janë falur penalltive për të kaluar më tej. Që në minutën e 12-të zhbllokohet rezultati kur pas kombinimit të Gjikës me Hotin, ky i fundit finalizon me gol. Loja ndizet dhe më shumë, sidomos në kampin vlonjat që vihen në kërkim të golit të barazimit dhe pas 2 minutash arrihet që të ekuilibrohen golat. Ka qenë një goditje e fuqishme e Markajt dhe Flamurtari barazon shifrat 1-1. Me këtë rezultat mbyllen 40 minutat e para. Në fraksionin e dytë loja është e bukur, ku të dyja skuadrat mbrohen fort. Pas goditjeve nga pika e bardhë, është Flamurtari që arrin të kualifikohet.

Skeda a

Në sfidën tjetër, korçarët që drejtohen nga Ligoraq Tiko kanë bindur në fitoren e merituar ndaj ekipit durrsak të Teutës me rezultatin 2-0. Ka qenë një lojë e komanduar më së shumti nga skuadra korçare për gati 25 minuta kur sulmet organizoheshin mjaft mirë nga mesfushorët e talentuar korçarë, Vangjeli, Liqeri e Llazar, derisa në të 21-ën vjen dhe goli. Llazar ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen durrsake dhe e ka shtyrë topin drejt rrjetës. Në fraksionin e dytë, krijohet përsëri e njëjta tablo, ku në 25 minutat e para janë korçarët që luajnë më bukur, madje në të 65-ën arrijnë të shënojnë dhe golin e sigurisë.

Skeda b

U-19

Ka bindur me një fitore plotësisht të merituar skuadra kavajase e të rinjve që drejtohet nga një ishfutbollisti kavajas, Ylli Teliti. Ka qenë një lojë e shkëlqyer, sidomos në 45 minutat e para, ku kavajasit kalojnë 2 herë në avantazh. Fillimisht është Alis Sula që godet mjaft bukur në një gjuajtje në ecje e sipër dhe portieri Arlis Shala me gjithë përpjekjet e tij nuk mundi ta ndalojë atë. Sulmet kavajase vijojnë deri në fund të pjesës së parë, por me disa ndërprerje në mesin e saj dhe në të 41-ën arrijnë të shënojnë dhe golin e dytë. Këtë radhë është Tedi Cara që duke qenë ballë për ballë me portierin arrin ta mposhtë atë.

Skeda c

Në takimin tjetër është parë një Flamurtar i shkëlqyer në të gjitha drejtimet duke eliminuar Skënderbeun. Në minutën e 19-të është Naçi që godet me kokë pas krosimit në zonë. Skuadra korçare vihet në kërkim të golit të barazimit dhe në të 30-ën Osmanllari jep një krosim në zonë dhe Pejo me kokë mbi të gjithë mbrojtësit godet bukur dhe 1-1. Në të 61-ën është Dalanaj që i jep fitoren Flamurtarit.

Skeda d

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"