Postuar: Janar 18, 2023 | 8:40
KUPA E SHQIPËRISË/ Përballje interesante, ja 3 sfidat që do të luhen ditën e sotme
Kupa e Shqipërisë luan ditën e sotme 3 sfidat e fundit të Grupit B të turit të dytë, ky dy prej tyre luhen në orën 13:00 dhe tjetra në 16:00.
Kukësi luan në transfertë me Apoloninë, ndërsa Egnatia në transfertë me Skënderbeun, ku të dyja skuadrat e Superiores kërkojnë të arrijnë një rezultat pozitiv dhe të mos zhgënjejnë.
Një ndër sfidat më interesante të këtij turi është ajo mes dy ekipeve të Kategorisë Superiore, Erzeni-Teuta që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00.
Shijakasit dhe durrsakët do të kërkojnë fitoren me çdo kusht për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.
PANORAMASPORT.AL
