Kupa e Shqipërisë për moshat, ja kalendari i ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2019 | 17:55

Kupa e Shqipërisë për moshat, ja kalendari i ndeshjeve

Këtë fundjavë do të rikthehet Kupa e Shqipërisë për moshat  U-19 dhe U-17. FSHF ka bërë të ditur oraret dhe datat e takimeve.

tirana partizani moshat u 19

Në këtë Kupë marrin pjesë 16 skuadra për secilën moshë duke u përzgjedhur në këtë mënyrë: 8 skuadra e renditura më mirë në Grupin A dhe 8 skuadrat e renditura më mirë në Grupin B. E njëjta proçedurë vlen për të dyja moshat. Më poshtë tabelat me çiftet, datat dhe oraret:

Capture ss

Kupa e Shqipërisë për moshat do të zhvillohet gjatë muajit Janar dhe Shkurt 2019. Ndeshjet midis skuadrave do të zhvillohen me sistem grumbullimi, me një takim. Ekipet pjesëmarrëse do të zhvillojnë ndeshjet sipas skemës së mëposhtme:

sssss

Gjymëfinale

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dytë i Grupit A dhe Grupit B , U-17 & U-19.  Dy skuadrat e kualifikuara të grupit A do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe 2(dy) skuadrat e kualifikuara të Grupit B do të jenë të vendosura në vazon e dytë. Skuadrat e vazos së parë do të luajnë me skuadrat e vazos së dytë që do të përcaktohen nga shorti. Ekipet fituese të dy çifteve gjysëmfinaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcakuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"