KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Kukësi me të njëjtin objektiv. Mësoni 7 sfidat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 11:31

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Kukësi me të njëjtin objektiv. Mësoni 7 sfidat e ditës së sotme

Sot, në orën 13:30 do të zhvillohen shtatë ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

kupa e shqiperise

Në Grupin A, Teuta do të mundohet që të ruajë rezultatin e kthimit 1-0 ndaj Korabit ku do të përballen në kompleksin “Olimpik Park”.

Gjithashtu edhe Partizani do të mundohet që të ruajë këtë rezultat minimal 1-0 ndaj Besëlidhjes, ku ky takim do të luhet në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut.

Skënderbeu dhe Bylisi do të luftojnë sot në Korçë për tu kualifikuar për raundin tjetër, ku ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Sfida e fundit për Grupin A do të zhvillohet nesër në orën 19:45, ku derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo do të luhet në stadiumin “AIR Albania”.

Në Grupin B, Vllaznia do të luajë ndaj Pogradecit teksa ndeshjen e parë ka triumfuar me rezultatin 2-0.

Laçi do të mundohet të ruajë rezultatin minimal 1-0 ndaj Tomorit, ku kjo sfidë do të zhvillohet në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Kukësi në stadiumin “Flamurtari” do të ketë një mision të vështirë, për të kthyer rezultatin 1-3 ndaj Egnatias dhe për tu kualifikuar për raundin tjetër.

Kastrioti dhe Flamurtari do të masin forcat në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, ku takimi i parë është mbyllur pa gola.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË TURIN E DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË –

KUP

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"