Kupa e Shqipërisë/ Nis nesër turi i parë, zbuloni axhendën e ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2019 | 18:30

Kupa e Shqipërisë/ Nis nesër turi i parë, zbuloni axhendën e ndeshjeve

Kupa e Shqipërisë do të ngrejë ditën e nesërme siparin për këtë edicion të ri, teksa do të zhvillohen 16 takimet e vlefshme për turin e parë.

kupa17-1

E veçanta e këtyre përballjeve është se 4 prej tyre do të zhvillohen në fushë neutrale. Vora-Partizani në Pezë, Tërbuni-Teuta në Kamzë, Veleçiku-Flamurtari në Shkodër si dhe Shënkolli-Tirana në Lezhë. Përballjet e turit të parë janë me 2 takime, vajtje-ardhje, teksa sfidat e kthimit do të zhvillohen në datën 2 tetor.

JA TË GJITHA PËRBALLJET:

Skema e Kupes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"