Kupa e Shqipërisë ngre siparin/ 32 skuadra zbresin në fushë, ja sfidat interesante të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 12:03

Kupa e Shqipërisë ngre siparin/ 32 skuadra zbresin në fushë, ja sfidat interesante të ditës së sotme

Sot Kupa e Shqipërisë do të ngrejë siparin për edicionin e ri 2021/2022. Siç është zhvilluar edhe më parë dhe kësaj radhe Kupa e Shqipërisë do të ndahet në dy grupe në A dhe B për të luajtur turin e saj të parë duke zhvilluar 16 ndeshje, 8 sfida për një grup.

kupa

Në grupin A, Teuta do të luajë në transfertë ndaj Luzit në orën 16:00.

Partizani gjithashtu do të luajë në transfertë në orën 16:00. Tirana do të sfidojë në transfertë skuadrën e Shkumbinit në orën 16:00.

Skënderbeu do të luajë në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës ndeshjen ndaj Veleçikut në orën 16:00. Bylisi do të ndeshet në transfertë ndaj Orikut në orën 16:00.

Dinamo do të luajë ndaj Erzenit në transfertë në orën 16:00. Ndeshje interesante do të jetë dhe Besëlidhja-Burrelli e cila do të nisë në orën 16:00. Vora dhe Korabi do të përballen në orën 16:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Në grupin B, në orën 13:00 do të luhet ndeshja Butrinti-Laçi. Në orën 14:00, në Aneksin e Kavajës do të zhvillohet ndeshja Besa-Pogradeci. Vllaznia do të ndeshet në transfertë ndaj Labërisë në orën 16:00.

Kukësi do të luajë në stadiumin e qytetit të Librazhdit ndeshjen ndaj Maliqit në orën 16:00. Elbasani dhe Kastrioti do të luajnë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës në orën 16:00.

Flamurtari do të luajë ndaj Apolonisë në orën 16:00 në stadiumin “Flamurtari”. Egnatia do të ndeshet në transfertë kundër Turbinës në orën 16:00. Lushnja dhe Tomori do të sfidohen në orën 16:00.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË TURIN E PARË TË KUPËS SË SHQIPËRISË 2021/2022 –

KUP

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"