Kupa e Shqipërisë/ Mësoni skuadrat e kualifikuara në Turin e Dytë dhe ndeshjet që do të luhen ditën e nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 15:48

Kupa e Shqipërisë/ Mësoni skuadrat e kualifikuara në Turin e Dytë dhe ndeshjet që do të luhen ditën e nesërme

5 ndeshjet e luajtura mesditën e sotme për Turin e Parë të Kupës së Shqipërisë kanë kualifikuar 5 skuadra që do të kalojnë në Turin e Dytë.

kupa

Teuta, Partizani, Tirana, Skënderbeu dhe Korabi janë 5 skuadra e kualifikuara deri më tani, ndërsa ditën e nesërme do të luhen dhe 3 sfida për këtë grup. Dinamo do të ndeshet me Erzenin, Bylisi pret në shtëpi Orikun ndërsa Burreli do të sfidojë Besëlidhjen.

Në Grupin B është kualifikuar Vllaznia, Laçi, Kukësi, Egnatia, Pogradeci, Kastrioti dhe Flamurtari ndërsa ditën e nesërme do të luhet dhe ndeshja e fundit për këtë grup ku Tomori do të presë Lushnjen.

GRUPI A (Nesër)

Dinamo-Erzeni 13:30

Bylis-Oriku 13:30

Burreli-Besëlidhja 13:00

GRUPI B (nesër)

Tomori-Lushnja 13:30

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"