Kupa e Shqipërisë, luhen takimet e para. Partizani e Kukësi mësojnë kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2019 | 20:10

Kupa e Shqipërisë, luhen takimet e para. Partizani e Kukësi mësojnë kundërshtarët

Kupa e Shqipërisë për sezonin 2019-2020, ka nisur zyrtarisht ditën e sotme, por me fazën paraeliminatore të saj.

kupa e shqiperise

Kështu, në këtë faza ishin programuar që të luheshin dy takime, ku më pas fitueset e tyre do luanin me Partizanin dhe Kukësin.

Vora e mbylli pa gola takimin e saj përballë Luzi 2008, madje edhe koha shtesë u mbyll me rrjeta të paprekura, dhe takimi shkoi në penallti. Nga pika e bardhë, më të saktë u treguan lojtarët e Vorës, që fituan me shifrat 4-3.

Në takimin tjetër, Shkumbini fitoi pastër me shifrat 0-3 përballë Tomorit. Golat u shënuan nga Ekemini, Sadiku dhe Mustafaj.

Tashmë, Partizani do të ndeshet me Vorën në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Shkumbini do të masë forcat me Kukësin.

Kupa

Turi i Dyte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"