Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohen Labëria dhe Luzi i Vogël, ja me kë do të ndeshen në raundin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 19:19

Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohen Labëria dhe Luzi i Vogël, ja me kë do të ndeshen në raundin e parë

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për raundin paraeliminator të Kupës së Shqipërisë. Laberia dhe Luzi janë dy skuadrat që janë kualifikuar për në raundin e ardhshëm. Labëria mposhti në shtëpi Devollin me rezultatin e pastër 3-0, ndërkohë që Luzi shtangu Sopotin, duke e mposhtur me rezultatin 1-2.

Laberia-Devolli

Kjo përballje u zhvillua në stadiumin e Librazhdit, ndërkohë që Labëria mposhti Devollin në kompleksin sportive të Nartës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për labët, teksa në të dytën vendasit shënuan edhe 2 herë të tjera. Në raundin e parë, Labëria do të ndeshet me Vllazninë, ndërkohë që Luzi do të këtë përballë Teutën.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"