Kupa e Shqipërisë, Internacionali u falet penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2017 | 16:13

Kupa e Shqipërisë, Internacionali u falet penalltive

Një ndeshje e bukur dhe e pëlqyeshme nga të dyja skuadrat është zhvilluar dje në Kamzë. Edhe pse mungoi goli gjatë kohës së rregullt, nuk munguan rastet dhe aksionet e rrjedhshme.

Akadamia - Internacional

Skuadra e Internacionalit ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për moshat U-17. Ka qenë një ndeshje që ka pasur më shumë qarkullim topi, por në pjesën e parë skuadra e Internacionalit ka pasur edhe disa raste shënimi me anë Bernacës, Bozhanit dhe Blakçorit.

Ndërsa në pjesën e dytë loja ka qenë më e bukur për Internacionalin, sidomos pas futjes në fushë të mesfushorit Noel Demollari. Te skuadra e Internacionalit, e cila e nis e para serinë e penalltive, nuk gaboi asnjë (Reçi, Rrahmani, Lucaj, Demollari, Bozhani), ndërsa tek Akademia, Tuci, Koleci, Xheka Mehmetllari realizuan, por në fund gaboi Mateli. Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"