Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Plotësohen dy çiftet e tjera çerekfinaliste, shansi i Europës për skuadrat që janë larg kreut
Fitorja 1-0 e Teutës ndaj Erzenit ka sigluar kalimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë të skuadrës durrsake. Ekipi i drejtuar nga Edi Martini vazhdon kështu rrugëtimin në një turne që e sheh si shpresën e vetme për të siguruar një vend në Kupat e Europës.
Në turin tjetër, Teuta do të përballet me Kukësin, sipas skemës së paracaktuar nga FSHF që i kishte vendosur këto skuadra si pjesë e Grupit B të aktivitetit. Ndërkohë, çifti tjetër çerekfinal i këtij grupi është caktuar nga ndeshjet e djeshme, me një përballje mes Egnatias dhe Laçit.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve janë përcaktuar të luhen më datë 1 mars, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen më datë 15 mars.
GRUPI B
ÇEREKFINALET
Teuta-Kukësi
Egnatia-Laçi
PANORAMASPORT.AL
