Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Kualifikim i vuajtur i Kukësit, Partizani i falet Braunit! Bind Skënderbeu (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 23:20

Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Kualifikim i vuajtur i Kukësit, Partizani i falet Braunit! Bind Skënderbeu (VIDEO)

Kanë përfunduar 3 sfidat e vlefshme për Grupin B të raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë, që nuk rezervuan surpriza për sa  i përket kualifikimeve. Partizani, Skënderbeu dhe Kukësi, janë 3 ekipet e Superiores, që kanë siguruar një biletë për më tej.

Kupa e Shqiperise

Kualifikimin më të vuajtur e ka arritur Kukësi, që triumfoi me përmbysje ndaj Besës. Ndërkohë në përballjet e Partizani u mjaftua me golin e Braun ndaj Apolonisë. Triumf disi më i lehtë për Skënderbeu ndaj Pogradecit që triumfoi me rezultatin 3-0.

REZULTATET, GRUPI B:

KUKËSI-BESA 2-1

Limaj 67′ , Ibrahimi 72’/ Koleci 8′ 

SKËNDERBEU-POGRADECI 3-0

Berisha 13′ , Mensah 57′, 66′

PARTIZANI-APOLONIA 1-0

Braun 19′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"