Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Devolli surprizon Skënderbeun, Laçi poker Elbasanit. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 15:55

Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Devolli surprizon Skënderbeun, Laçi poker Elbasanit. Ja të gjitha rezultatet

U zhvilluan ditën e sotme, pesë takimet e Grupit B, për “Kupën e Shqipërisë”.

kupa17-1

Skënderbeu u mund nga Devolli 0-2, në fushën e vet, por kjo humbje ishte e padëmshme për korçarët, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 4-1 dhe u kualifikuan në turin tjetër.

Ndërkaq Laçi ka mposhtur 4-0 Elbasanin dhe nuk e ka diskutuar aspak fitoren në këtë sfidë, duke u kualifikuar në fazën tjetër. Fangaj, Maiçi x2 dhe Berisha ishin autorët e golave për kurbinasit.

Besa nga ana tjetër ka mundur 2-0 Egnatian me golat e Hoxhës dhe Carës.

Bylisi u mund nga Pogradeci në shtëpi 1-2, por rezultati i ndeshjes së parë 4-0 i dha kualifikimin ballshiotëve.

Së fundmi Lushnja fitoi në transfertën e Orikut 0-2, me Allkanjarin dhe Mezini, të cilët shënuan golat.

Kujtojmë që ditën e djeshme u luajtën dy sfida epara, aty ku Kukësi mundi Shkumbinin 6-0, ndërsa Luftëtari fitoi ndaj Turbinës 2-1.

REZULTATET:

Skënderbeu*-Devolli 0-2 (4-1)
(Rrapo 35′, Kristian 85′)

Laçi*- Elbasani 3-0 (0-0)
(Fangaj 18′, Maiçi 36′, 50′, Berisha 47′)

Bylis*- Pogradeci 1-2 (4-0)
(Bajramaj 75’/ Olli 24′, Dervishi 45′)

Besa*-Egnatia 2-0 (1-0)
(Hoxha 16′, Cara 45′)

Orikumi-Lushnja* 0-2 (1-2)
(Allkanjari 17′, Mezini 40′)

Apolonia*-Kamza (3-0 në tavolinë)

Ndeshjet e ditës djeshme:

Kukësi* Shkumbini 6-0

Luftëtari*-Turbina 2-1

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"