Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Tirana e bën dramë, eliminohet nga Korabi! Feston Dinamo, Teuta “shuplakë” Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 23:20

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Tirana e bën dramë, eliminohet nga Korabi! Feston Dinamo, Teuta “shuplakë” Kastriotit

Korabi bën surprizën e madhe në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra dibrane ka eliminuar Tiranën në shtesa, falë golit të Skukës në minutën e 119-të. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 68-të, dibranët arritën të triumfonin.

Kupa Grupi A

Një kualifikim emocionues edhe për Dinamon. Skuadra e trajnerit Karamata, fitoi me përmbysje në shtesa përballë Bylisit të Dovedan. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që ishte braziliani Da Silva ai që i dhuroi fitoren bluve në minutën e 112-të, ku shndërroi në gol një 11-metërsh. Në sfidën tjetër, të zhvilluar në “Niko Dovana”, Teuta, shpartalloi me rezultatin 5-0 Kastriotin e Ramadan Ndreut.

REZULTATET, GRUPI A:

TIRANA-KORABI 0-1

Skuka 119′ 

BYLIS-DINAMO 1-2

Beji 9′ / Xhixhiua 71′,  Da Silva 112′ 


TEUTA-KASTRIOTI 5-0

Arapi 13′ , Bregu 29′ , Gonçalves 72′ , Vila 84′ Gruda 86′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"