Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Partizani turpërohet nga Besëlidhja, triumfojnë Tirana dhe Teuta. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)
U zhvilluan ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për Gurpin A të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, ku u regjistruan plot 14 gola.
Partizani i Adolfo Sormanit është turpëruar me rezultatin 3-0 nga Besëlidhja e Lezhës, në sfidën e parë, duke i befasuar të gjithë. Kampionëve në fuqi të Superiores do t’iu duhen minimumi 3 gola në sfidën e kthimit për të përmbysur këtë rezultat katastrofik.
Në sfidët e tjera, Teuta dhe Tirana kanë bërë detyrën në transfertë duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Sfida mes Vllaznisë dhe Flamurtarit u mbyll në barazim 2-2.
REZULTATET:
BESËLIDHJA-PARTIZANI 3-0
Bushi 13′, Jovanoviç 26′, Fetaj 44′
ERZENI-TEUTA 1-3
Rezi 84′ / Kallaku 57′ (p), Gruda 74′, 82′
VLLAZNIA-FLAMURTARI 2-2
Zogaj 2′, Gilman Lika 78′ / Nebihu 8′ , Ribaj 17′
KASTRIOTI-TIRANA 1-3
Ajazi 10′ / Ismaili 47′, Muçi 61′ , 85′ (p)
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA-FLAMURTARI
KASTRIOTI-TIRANA
BESËLIDHJA-PARTIZANI
ERZENI-TEUTA
ERZENI: Vata,Konduri,Teqja,Dikson,Alimadhi,Troplini,Gecaj,Xhemalaja,Lajthia,Rezi,Xhixhua. Trajner: Stavri Nica
TEUTA: Celeski, Hoxha,Jaxhi, Hreljic, Avdyli, Aleksi, L.Vila, L.Beqja,Kalaja, Hebaj, Gomez. Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"