KUPA E SHQIPËRISË | GRUPI A/ Flamurtari surprizon Vllazninë, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 0:05


KUPA E SHQIPËRISË | GRUPI A/ Flamurtari surprizon Vllazninë, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë në Grupin A kanë dhuruar një surprizë interesante pasi Flamurtari ka mundur Vllazninë që është fituese në fuqi e turneut.

kupa e shqiperise

Shkodranët kaluan të parët në avantazh në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, por u përmbysën nga vendasit që në pjesën e parë të dueli. Një rezultat që konfirmuar se vlonjatët duan të bëjnë një surprizë në këtë turne dhe do të përpiqen që të mbrojnë shifrat në duelin e kthimit në Shkodër.

GRUPI A:

FLAMURTARI 2-1 VLLAZNIA
20′ Fernando, 35′ Disha / 11′ Vulaj

KASTRIOTI 1-0 VORA (Në Fushë-Krujë)
53′ Ajazi

POGRADECI 0-3 BYLIS
20′ Fall, 66′ Lajthia, 85′ Atshimene

BESA 1-1 KORABI (Në Peqin)
43′ Onuh / 3′ Lala

PANORAMASPORT.AL