Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:07
KUPA E SHQIPËRISË, GRUPI A/ 4 ekipe të Superiores “kokë më kokë”, mësoni përballjet në çerekfinale
Ka përfunduar edhe sfida e fundit e Grupit A në Kupën e Shqipërisë. Vllaznia dhe Bylisi janë ndarë në barazim ndeshjen e kthimit, por ata që avancojnë më tej janë kuqeblutë për shkak se në duelin e parë ata fituan 2-0.
Falë skemës së paracaktuar nga FSHF, në Grupin A rezulton që në çerekfinalen e turneut do të ndeshen Kastrioti me Tiranën dhe Vllaznia me Partizanin.
Rikujtojmë që dje Kastrioti eliminoi Dinamon, Tirana-Lushnjën dhe Partizani u kualifikua pasi mposhti Korabin.
Ndeshjet e para do të luhen më 1 mars ndërsa ato të kthimit më 15 mars.
ÇEREKFINALET
GRUPI A
Kastrioti-Tirana
Vllaznia-Partizani
PANORAMASPORT.AL
