KUPA E SHQIPËRISË/ Goli i Hebajt mjafton, Teuta mund Skënderbeun në ngricë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 23:15

KUPA E SHQIPËRISË/ Goli i Hebajt mjafton, Teuta mund Skënderbeun në ngricë (VIDEO)

Teuta arrin të fitojë sfidën e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë, përballë Skënderbeut me fitoren minimale 0-1. Kjo sfidë u luajt mes dëborës që kishte pushtuar fushën në stadiumin e Skënderbeut.

bandicam 2022-01-27 15-40-50-616

Tani djemtë e Memellit tani duhet të bëjnë të pamundur të mposhtin Teutën në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.

Nga ana tjetër, debutimi me fitore nga ana e Renato Arapit, i jep më forcë kampionëve të Shqipërisë të vazhdojnë në rrugën e fitoreve.

Golin të vetëm të sfidës e shënoi Rubin Hebaj, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së korçarëve.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport

FT | SKËNDERBEU 0-1 TEUTA

Hebaj 61′

KOMENTI LIVE –

94’ Mbyllet sfida. Teuta hedh një hap të rëndësishme për në gjysmë finale të  Kupës së Shqipërisë duke fituar minimalisht 0-1 ndaj Skënderbeut. Gjithçka do vendoset në ndeshjen e kthimit

92’ Teuta bën zëvendësimin e radhës. Lorenco Vila largohet dhe futet në lojë Ledio Beqja

90’ Do të luhen dhe 4 minuta shtesë

88’ Zëvendësim tek Teuta, Artan Jazegji futet në vend të Dajës

87’ Tentativa të shpeshta të vendasve, por durrsakët janë të saktë në mbrojtje duke bllokuar çdo top që vjen

85’ Zëvendësimet e fundit në radhët e Skënderbeut. Largohet nga loja Kosta Vangjeli dhe futet Ali. Largohet dhe Ardit Nikaj dhe futet Elvi Berisha

83’ Ndalet loja. Lojtari i Teutës, Akuah u shtri në fushë por ky veprim nervozoi tifozët korçarë

78’ Rast mjaft i mirë për Skënderbeun. Jorgo Meksi fitoi duelin në ajër dhe goditi por nuk arriti të shënonte

76’ Largohet Rubin Hebaj për Devid Kapllanin

73’ Akuah shënon për  Teutën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje

 

71′ Skënderbeu ka kryer zëvendësim teksa largohet kapiteni Jorgo Meksi në vendin e tij aktivizohet Melos Bajrami.

61′ GOOOL TEUTA 0-1! Zhbllokohet sfida me Rubin Hebajn, i cili ka përfituar pas një gabimi të mbrojtjes korçare ku ka realizuar golin e avantazhit për Kampionët në fuqi të Shqipërisë.

59′ I pari karton i verdhë i sfidës vjen për Asion Dajën pas një faulli të shkaktuar në dëm të kundërshtarit të tij.

57′ Albano Aleksi me anë të një goditje dënimi në një distancë të konsiderueshme provon portën dhe topi shkon drejt e në duart të portierit Shkëlzen Ruçit.

53′ Teuta pranë golit, teksa Asion Daja me anë të një silure godet, por topi përfundon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt nuk ka akorduar asnjë minutë shtesë!

38′ Rast i artë për Teutën, ku Lorenco Vila humbet një shans për golin e parë të takimit ku Qirko u tregua i saktë në atë ndërhyrje, por anësori e ka cilësuar si pozicion jashtë loje.

33′ Mara provon të krosojë në zonë nga një goditjeje dënimi, por mbyllet gjithçka nga mbrojtja durrsake teksa topi largohet me kokë.

31′ Frashëri pas një spondi godet portën, por topi ka shkuar shumë larg portës së mbrojtur nga Pano Qirko.

25′ Aktualisht skuadra e Skënderbeut është më kërkuese ku është spostuar te gjysma e fushës së Teutës.

10′ Skuadrat janë munduar të jenë të kujdesshme duke krijuar disa raste por jo të rrezikshme.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

SKËNDERBEU – Ruçi; Vangjeli, Shehi, Sadriu, Frashëri, Bajramaj, Zguro, Nikaj, Zhan Viktor, Mara, Pusi. Trajner: Migen Memelli.

TEUTA – Qirko; Kotobelli, Qaqi, Ivanoviç, Idrizaj, L. Vila, Daja, Aleksi, Akuah, E. Vila; Hebaj. Trajner: Renato Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"