Kupa e Shqipërisë| Futboll Femra/ Vllaznia e papërmbajtshme, triumf me 4 gola në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 20:50

Kupa e Shqipërisë| Futboll Femra/ Vllaznia e papërmbajtshme, triumf me 4 gola në finale

Skuadra e femrave të Vllaznisë, është e papërmbajtshme në futbollin shqiptar, teksa pas kampionatit ka arritur të fitojë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Vajza kuqeblu, triumfuan me rezultatin 4-0 në finalen e sotme ndaj Apolonisë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Vllaznia femra

Lufo hapi serinë e golave në minutën e 9-të, ndërkohë që Leba dhe Gjini, shënuan 2 gola të tjerë në pjesën e parë, duke siguruar triumfin me 3 gola në fragmentin e parë të lojës.

bandicam 2020-07-30 20-59-36-945

Në këtë përballje nuk mund të mungonte Megi Doçi, e cila në minutën e 76-të, vulosi takimin në 4-0. Kjo është hera e shtatë që Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"