Kupa e moshave/ Derbi në finale mes Partizanit dhe Tiranës për 17-vjeçarët, Shënkolli U-19 bën arritje historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2020 | 23:53

Kupa e moshave/ Derbi në finale mes Partizanit dhe Tiranës për 17-vjeçarët, Shënkolli U-19 bën arritje historike

Janë mbyllur ditën e sotme dy ndeshje të Kupës së Shqipërisë për mosha, për 17-vjeçarët dhe 19-vjeçarët

tirana u 19 (1)

FOTO/ F. HAZIZLLARI

Tirana e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Bledar Devolli, ka mposhtur me rezultatin 3-0 Dinamon, duke kaluar në finale të Kupës. Për bardheblutë shënoi dy herë Stafa, respektivisht në minutat 28’ dhe 36’. Ndërsa golin e tretë e shënoi Elezi në minutën e 65’, duke siguruar kështu fitoren për ekipin e tij.

Tirana do të përballet në finale me Shënkollin, me këta të fundit që fituan me penallti ndaj Vllaznisë (5-4),  pasi ndeshja ishte mbyllur në barazim 0-0.shenkolli akademia

Një arritje kjo historike për Shënkollin, të cilët përfaqësojnë qytezën e tyre dhe ia dolën të shkojnë në finale, ku sigurisht do të kërkojnë triumfin.partizani

Nga ana tjetër Partizani i 17-vjeçarëve ka mposhtur Football Republic me rezultatin 2-1 dhe kanë siguruar kalimin për në finale të Kupës. Ishin të kuqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Dezhgiut në minuitën e 29’, ndërsa ishte përsëri i njëjti autor që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 63’.

FOTO/ F. HAZIZLLARI

FOTO/ F. HAZIZLLARI

Për Football Republic shënoi Ahmesula, por pa mundur t’i japë një ndihmesë ekipit të tij për finale. Partizani do të përballet në finale me Tiranën, të cilët mposhtën moshatarët e Shënkollit me rezultatin 4-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"