Kupa e Kosovës/ 8 gola në 2 ndeshje! Prishtina shtanget në shtëpi, mësoni rezultatet e gjysmëfinaleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 17:10

Kupa e Kosovës/ 8 gola në 2 ndeshje! Prishtina shtanget në shtëpi, mësoni rezultatet e gjysmëfinaleve

U luajtën sot,  dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës, Prishtina-Llapi dhe Istogu-Dukagjini.

llapii

Llapi mori një fitore surprizuese përballë Prishtinës me rezultatin 3-2, ndërsa Dukagjini mposhti Istogun me rezultatin 2-1.

Llapi e nisi në mënyre fantastike takimin, teksa kaloi në avantazh që në minutën e 6’ me sulmuesin Januzi. Me fillimin e pjesës së dytë ishte përsëri sulmuesi Januzi i cili dyfishoi shifrat në minutën e 57’. 6 minuta më vonë Shabani realizoi dhe të tretin për skuadrën llapjane duke surprizuar Prishtinën e cila e pa veten në disavantazhin e 3 golave pas 60 minutave lojë.

Ndeshjen për vendasit e hapi Prapashtica, i cili shënoi në minutën e 65’ të takimit, ndërsa golin e dytë e shënoi, Pefqeli në minutën e 90’. Prishtina arrin të shmangë një humbje të thellë teksa ndeshjen e kthimit do ta kenë shumë të vështirë të përmbysin rezultatin.

isssss

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, pasi eliminoi Drenicën, skuadra e Dukagjinit vazhdon ecurinë pozitive, duke mundur Istogun me rezultatin 2-1. Për Dukagjinin shënuan Merlaku në minutën e 28’ dhe Basriu në minutën e 77’. Për vendasit barazoi përkohësisht Mazrekaj në minutën e 75’, ndërsa vlen për tu përmendur dhe penalltia e humbur nga Jahaj në minutën e 70’ të ndeshjes.

REZULTATET
Prishtina-Llapi 2-3
Shënues: Prapashtica 65’, Pefqeli 90’/ Januzi 6’, 57’, Shabani 63’

Istogu-Dukagjini
Shënues: Mazrekaj 75’/ Merlaku 28’, Basriu 77’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"