Kupa e Italisë vazhdon me eliminimin e klubeve të Serisë A, ikën i katërti për 3 ditë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 23:54

Kupa e Italisë vazhdon me eliminimin e klubeve të Serisë A, ikën i katërti për 3 ditë!

Kupa e Italisë mund të mos jetë prioritet për shumë skuadra të Serisë A, por pakkush priste që në ditët e para të gushtit, në turin e dytë të turneut, atij t’i jepnin menjëherë lamtumirën 4 ekipe të elitës.

xczxcxzcxzcc

Pas Leçes dhe Empolit në ditët e mëparshme, sot e kishin radhën edhe Verona me Salernitanën. Kjo e fundit, u mposht në ndeshjen e darkës së të dielës nga Parma, me shifrat 0-2.

Të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë të takimit, me Kamara dhe Mihaila të cilët tundën rrjetën dhe i dhanë një sukses të rëndësishëm për moralin emilianëve të cilët duan që në këtë sezon të jenë protagonistë për ngjitjen në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"