Kupa e Italisë/ Goli i Manajt i jep trofeun Interit ndaj Juventusit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2016 | 21:01


Kupa e Italisë/ Goli i Manajt i jep trofeun Interit ndaj Juventusit (VIDEO)

Të rinjtë e Interit fituan Kupën e Italisë në finalen e luajtur ndaj Juventusit. Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në ‘San Siro’ përfundoi me rezultatin 2-1.

Fillimisht, Juventusi kaloi në avantazh në minutën e 33′ të pjesës së parë, por ai që barazoi shifrat në 1-1 ishte sulmuesi kuqezi, Rei Manaj. Ai shënoi në minutën e 77′ të pjesës së dytë, ndërsa Zonta dyfishoi shifrat në minutën e tretë shtesë.

MILAN, ITALY - APRIL 13: Rey Manaj of FC Internazionale (R) in action during the Juvenile TIM Cup final first leg match between FC Internazionale and FC Juventus on April 13, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Zikaltrit fituan në ndeshjen e parë në Torino me rezultatin 0-1 dhe goli i Manajt ishte vendimtar në këtë takim. Në ndeshjen e kaluar sulmuesi ishte disi në hije, por takimi i ‘San Siro’-s ishte krejt ndryshe.

Manaj rrezikoi disa herë portën e bardhezinjve duke qenë një nga pikat kryesore të sulmit të Interit. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, sulmuesi u ndëshkua edhe me një karton të verdhë për simulim.

LAPR0778-044_mediagallery-page


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/