Kupa e Botës, ja bonuset që përfitojnë lojtarët në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 22:06

Kupa e Botës, ja bonuset që përfitojnë lojtarët në Botëror

Federata dhe kombëtarja gjermanë kanë rënë dakord për bonuset që do t’i jepen lojtarëve në Kupën e Botës 2018. Këto bonuese do të jepen në bazë të paraqitjes së kombëtares përgjatë këtij kompeticioni. Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë bonuse për skuadrat të cilat kanë luajtur në fazën e grupeve, ose për ato të cilat janë kualifikuar për fazën e 1/8-ave.

rusi 2018

Për çdo lojtar të kombëtareve që do të kualifikohen në çerek-finalen e Kupës së Botës, bonusi do të jetë 75,000 euro. Sa i përket atyre që kualifikohen në gjysmëfinale, 125,000 euro dhe 150,000 euro për vendin e tretë. Ndërsa skuadrat që do të arrijnë finalen, do të paguajnë secilin lojtar me shumën prej 200,000 eurosh.

Gjermania

Nëse kombëtarja gjermane arrin të ngrejë trofeun e saj të pestë në këtë kompeticion, çdo lojtar i skuadrës do të përfitojë 350,000 euro. Megjithatë, në historinë e Kupës së Botës, vetëm Italia ka arritur të mbrojë titullin e kampionëve të botës në 1934 dhe 1938 dhe Brazilin ë 1958 dhe 1962.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"