Kupa e Amerikës ndryshon format, pjesëmarrëse edhe ekipet e mëdha nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2017 | 18:15

Kupa e Amerikës ndryshon format, pjesëmarrëse edhe ekipet e mëdha nga Europa

CONMEBOL, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, ka aprovuar ndryshimin rrënjësor të strukturës të Kupës së Amerikës. Turneu do të zgjerohet edhe më shumë përtej 10 vendeve amerikano-jugore që përbëjnë konfederatën, me numrin që do të arrijë në 16 në vitin 2019. Këto 6 kombëtare të tjera do të jenë pjesëmarrëse falë ftesave që do u dërgohen përfaqësueseve nga Europa, Amerika Qendrore dhe Azia.

2f18a5dae62dbc6fe966d2c3b0df58d7

Sipas “GloboEsporte”, prioritet nga vendet e Europës kanë Italia, Spanja, Portugalia e Franca, përfaqësuese të njohura me pak fjalë, që do ta bënin këtë turne edhe më entuziazmues për publikun e tërheqës për sponsorët.

FBL-COPAM2015-ARG-CHI

Ky do të jetë viti i fillimit të ri për aktivitetin, i cili pas edicionit të vitit 2020, do të marrë më shumë vlerë pasi do të zhvillohet një herë çdo katër vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"