“Kupa dhurata më e mirë për Durrësin pas shumë vështirësive”, presidenti i Teutës: E merituam për 100 vjetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 23:39

“Kupa dhurata më e mirë për Durrësin pas shumë vështirësive”, presidenti i Teutës: E merituam për 100 vjetor

Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka folur edhe presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Hasanbelliu foli pas ndeshjes në një prononcim për “Supersport”. 

teuta tirana (1)

Hasabelliu është shprehur se kjo është një dhuratë shumë e mirë për Durrësin, pas gjithë atyre vështirësive që ky qytet kaloi.

“E merituam falënderoj ekipin për punën e madhe. Falënderoj Martinin, i cili bëri një punë shumë të mirë. Vendi jonë kaloi kushte shumë të vështira. Këtë ia dedikoj qytetit për ato që kanë kaluar. Na ka munguar fati në të kaluarën. E merituam edhe për 100 vjetor.

Tirana është një ekip shumë i mirë dhe e merituan titullin . Ishte diçka shumë e veçantë fitorja. Kjo dhurata më e mirë për Durrësin.”, u shpreh Hasanbelliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"