Kupa dhe Shkëmbi, javë speciale për kampionët e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 13:34

Kupa dhe Shkëmbi, javë speciale për kampionët e Skënderbeut

Skënderbeu po përgatitet për përballjen e dyfishtë të kësaj jave fillimisht të mërkurën kundër Veleçikut në Kupë dhe më pas në transfertën e Durrësit kundër Teutës së Bledi Shkëmbit. Për këtë, Shehi ka vendosur që të mbajë ekipin e karikuar, ku do të punohet edhe në ditët e tjera në dy drejtime.

SKENDERBEU TIRANA 1

Lojtarët që kanë pasur më pak hapësira dhe një pjesë e të rinjve do të luajnë në Kupë kundër Veleçikut pas fitores 0-3 në transfertë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë më shumë e përqendruar në ndeshjen e kampionatit përballë Teutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"